Kanadaja duhet të ndalojë plotësisht blerjen dhe shitjen e të gjitha pistoletave, ka thënë kryeministri kanadez, Justin Trudeau. Qeveria e tij është duke propozuar një ligj të ri që parasheh ngrirjen e pronësisë private për të gjitha armët me zjarrit me tytë të shkurtër. Legjislacioni nuk parasheh ndalesë të plotë në pronësi të këtyre armëve, mirëpo vetëm e bën ilegale blerjen e tyre. Propozimi i Trudeas vjen disa ditë pas të shtënave vdekjeprurëse me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas të Shteteve të Bashkuara, si pasojë e të cilave kanë vdekur 21 persona.