Kryeministri kanadez, Mark Kërnej tha se i kërkoi falje Presidentit amerikan, Donald Trump mbi reklamën kundër tarifave që u publikua nga rajoni i Ontarios. Kërnej tha se ndjesën ja ka kërkuar privatisht presidentit amerikan, gjatë një darke ku ishin të pranishëm që të dy në kuadër të samitit të zhvilluar të mërkurën në Korenë e Jugut.