Kultivuesit e bimëve narkotike po provojnë mënyra nga më të ndryshmet për të mbjellë kanabis, në mënyrë që prodhimi i tyre të mos pikaset nga policia dhe dronët apo avioni monitorues që kalon shpesh herë në këtë periudhë në kërkim të parcelave. Kështu një parcelë me rreth 50 bimë kanabisi u zbulua nga forcat e policisë së Mallakastrës në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur "Ngraçan".