Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin "Parts 24," si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. C., 45 vjeç, dhe E. M., 37 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.