Një tjetër parcelë me kanabis është zbuluar në Lezhë nga kontrollet e policisë me dron. Në pranga ka rënë Erbardh Gjeloshi, 36 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim, Erjon Mirukaj, 32 vjeç. Në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, u zbuluan fidanë të dyshuar narkotikë, bimë të dyshuara kanabis në proces tharjesh si dhe bimë në formë boçesh në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë.