Top News – ‘Kamuflimi’, Policia e Dibrës arreston shoferin që shpërndante drogë
28/06/2023 10:37

Merrej me transport e shpërndarje të lëndës narkotike të përpunuar duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë, vihet në prangat e Policisë 36- vjeçari nga Tirana. Sekuestrohen 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis të përpunuar në formë çokollate. Në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogërave në sasi të vogla, bazuar në inteligjencën policore, se një drejtues furgoni që merrej me transport pasagjerësh, ushtronte edhe veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave kanabis në formë çokollate dhe të drogave të forta në sasi të vogla, shërbimet e Policisë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kamuflimi”. Në kaudër të operacionit Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat, në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana, ku dyshohej se transportohej lënda narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga informacionet e grumbulluara më parë dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Ju garantoj, këto janë vetëm hapat e parë për…
27/03 20:23
Top Channel/ Berisha: Nuk ka një vend të dytë më të vjedhur dhe më keq të qeverisur se Shqipëria
27/03 20:23
Top Channel/ Dhëmbët dhe sëmundjet te fëmijët, mjekët: Biberoni shkakton karies
27/03 19:57
Top Channel/ Dhuna në familje në rritje, 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin
27/03 19:52
Top Channel/ “Kërcënojnë” importuesit: Nuk do marrim më naftë! Çmimet e Bordit, nën kosto
27/03 19:37
Top Channel/ Debat në RMV për burgosjen e Metës, zv.kryeministri: Po mbahet në qeli pa asnjë dosje
27/03 19:24
Top Channel/ Bardh Spahia në konferencë: Nuk duhet ofruara lëmosh pensionisteve por duhet…
27/03 19:18
Top Channel/ Ines Nurja në konferencë: Po largohet rinia, dhe kjo është një problem shumë i madh
27/03 18:59
Top Channel/ Drejtuesja e departamentit të statistikës në PD: Varfëria është ulur këmbe kryq te…
27/03 18:59
Top Channel/ Kryedemokrati: Për Ramën nuk ekzistojnë pensionistët në Shqipëri, por…
27/03 18:52
Top Channel/ Berisha: Shqipëria është vendi në Europë ku euro ka pësuar zhvlerësim
27/03 18:41
Top Channel/ “Pamundësi e mjekimit” Kryedemokrati: Shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë
27/03 18:39
Top Channel/ Berisha në konferencë: Çmimet në këtë vend janë 10–20% më të larta se në vendet e…
27/03 18:38
Top News- Frika e përhapjes së tensioneve/ Bullgaria dyfishon shpenzimet për mbrojtje
27/03 18:28
Top News – Deputetët, 2 mln euro dieta. Kuvendi, miliona edhe për zyrat e shkarkimet e padrejta
27/03 16:48
Top News – Emigrantët, 1.1 mld euro në Shqipëri. Remitancat kapën nivele rekord vitin e kaluar
27/03 16:43
Top News – Saraiva u pagua 1 mln paund. Porositësit ofrojnë 500 mijë euro për vrasjen e vrasësit
27/03 15:38
Top Channel/ BE miraton ligjin “Gjadri”! Pranohet krijimi i qendrave për emigrantët e paligjshëm
27/03 15:17