Serbia dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë hetimet lidhur me pretendimet për ekzistencën e kampeve paramilitare ruse për trajnim luftarak, të cilat dyshohet se kanë pasur për qëllim nxitjen e trazirave në Moldavi. Autoritetet moldave kanë deklaruar se në vendet e Ballkanit Perëndimor, janë organizuar trajnime për destabilizim, të cilat, sipas tyre, janë koordinuar nga Rusia. Sipas moldavisë, herën e parë ka nodhur përpara zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në Bashkimin Evropian në vitin 2024. trajnimet sipas autoriteteve janë drejtuar nga persona të lidhur me grupet mercenare ruse. Herën e dytë, Mosldavia pretendon se në shtator të vitit 2025, trajnimet kane ndodhur pak para zgjedhjeve parlamentare, në të cilat forcat proevropiane kanë fituar shumicën.