Të paktën 20 persona humbën jetën pasi një kamion u përplas me një autobus që transportonte minatorët vonë të dielën në provincën veriore të Afrikës së Jugut. Sipas mediave të huaja shumica e pasagjerëve në autobus kishin vdekur në vendin e aksidentit. Kompania e sigurisë tha se aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 me orën lokale midis Niani dhe Musina, disa kilometra nga kufiri i Afrikës së Jugut me Zimbabve.