Një kamion me targa të Kosovës, RK 03-456 AX, është përfshirë nga flakët një ditë më parë në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinit. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve.