Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur , u shënua mesditen e kësaj të enje në rrugën e Kombit . Një 40 vjecar duke drejtuar një mjet të tonazhit të rëndë, humbi kontrollin për pasojë kamioni u pëprmbys në rrugë, duke zënë poshtë shoferin. Ngjarja u shënua në Fushë-Dukagjin, ndërsa i ndjeri po transportonte lëndë drusore me kamion. Viktima u identifikua si Julian Kalliri. Mësohet se ky i fundit ishte me origjinë nga Fieri dhe banues nëTiranë.