Një viktimë dhe dy të plagosur ishte ky bilanci I një aksidenti rrugor të ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Gramsh-Porocan. Një kamion I cili po kthehej drejt qytetit të Gramshit humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në humnerë. Siç edhe shihet nga këto foto mjeti ra disa metra poshtë duke u përmbysur, ndërsa humbi jetën në vendngjarje 43-vjeçarja Dëshira Hoxha e cila ishte infermiere dhe ushtronte detyrën në zonat e thella të Gramshit. Ndërkohë u plagos mësuesja Albana Boja si dhe shoferi I kamionit Shaban Kotorri. Ishte vetë drejtuesi që mori në telefon autoritetet dhe I njoftoi për ngjarjen. Pavarësisht largësisë, autoritetet ndërhynë dhe bën të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitali për ndihmë mjekësore.