Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Bishqem. Një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i autoveturës tip Golf është plagosur dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore.