Qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë do të kufizohet deri më 15 shtator në akset nacionale, ato interurbane dhe rrugët në bregdet me fluks automjetesh. Policia e Shtetit njoftoi masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, që hyjnë në fuqi nga kjo e premte dhe do të zbatohen deri në datën 15 shtator.