Paraditen e të enjtes nisi testimi i Urës së Ibrit me kamionë nga autoritetet e Kosovës nën sytë vigjilentë të një numri të madh të forcave të policisë dhe trupave të KFOR-it. Sipas gazetarëve të Kosovapress në terren, katër kamionë ishin mbi urë ndërkohë që më herët disa persona ishin parë të punonin atje.