Top News – Kamikazë në timon…! Shpejtësi vrastare dhe alkool në makinat luksoze
08/07/2021 19:26

Një makinë që fluturonte me më shumë se 174 kilometra në orë ka rënë në rrjetën e radarëve në rrugën interurbane Fier-Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, drejtuesi i mjetit u ndëshkua me pezullimin e lejes së drejtimit për 3 muaj si dhe masë administrative prej 20 mijë lekësh të rinj. Gjithashtu policia njofton se është vënë në pranga një 52-vjeçar i cili drejtonte një furgon mallrash, në rrugët e Tiranës, në gjendje të dehur. Ky shtetas përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit si dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore e Tiranës e ka bllokuar mjetin në rrugën "Bardhyl" dhe ka prangosur drejtuesin e tij, për të cilin është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit për 24 muaj, i janë zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit, si dhe është ndëshkuar me masë 95.000 lekë të rinj. Në harkun kohor të vetëm 24 orëve janë arrestuar në flagrancë 11 shoferë nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë ndëshkuar me masë administrative 2481 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Top News- Makina përplas 12-vjeçarin në Milot, fëmija në gjendje të rëndë
29/07 21:34
Top Channel/ Aksident në Lezhë, makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës
29/07 20:52
Top News – SPAK shkeli…pjesërisht Kushtetutën. Sekuestrimi i telefonave të personave nën hetim
29/07 20:01
Top Channel/ “Na mbeti hiri dhe bloza”! Banorët e fshatrave në Shpirag llogarisin dëmet e zjarrit
29/07 19:59
Top News – Çela kritikon Kodin e ri Penal. ‘Prirje represive, kriminalizon individin, jo sipas BE’
29/07 19:51
Top Channel/ “Elbasani në emergjencë mjedisore”, Këshilli bashkiak: Zgjidhje për mbetjet që digjen
29/07 19:50
Top Channel/ Telefonat, Kushtetuesja “frenon” SPAK! Pranohet pjesërisht kërkesa e qytetares
29/07 19:40
Top Channel/ Vijojnë reshjet e dendura të shiut në Kukës! Ja cilat akse janë problematike
29/07 19:39
Top Channel/ “Kodi i ri penal rrezik censure”, juristët kundër ndryshimeve
29/07 19:37
Top Channel/ Kryeprokurori kundër Kodit të ri: Burgu s’është zgjidhje
29/07 19:35
Top News- Blinin vota me 5 mijë lekë në 2021-shin/ SPAK çon për gjykim 4 personat e përfshirë
29/07 18:51
Top News- Arrestohen dy piromanë/ Ndezën zjarret në Konispol e Dukat
29/07 16:55
Top News- Hiqen shezlongët pa leje në Velipojë/ Procedohet penalisht 71-vjeçari, lirohet plazhi
29/07 16:54
Top News – Asnjë lavazh në mes të lagjeve. Rama paralajmëron gjoba: Kush i ka t’i heq vetë
29/07 16:53
Top News- Dyshohet se ka zhdukur gruan/ Gjykata e Kukësit lë në burg 58-vjeçarin
29/07 16:20
Top Channel/ Velipoja është plot, reshjet e shiut të një nate më parë nuk larguan pushuesit
29/07 15:41
Top Channel/ Shiu e mbushi plazhin! Në Durrës janë shtuar pushuesit
29/07 15:41
Top Channel/ Kryemadhi me mesazh të koduar? Deputetja shkon në SPAK me unazën e rubinit: Do e çoj…
29/07 15:26
Top Channel/ E qëlloi 50 herë ! Pogradec, autori pranon ekzekutimin e së dashurës
29/07 15:17
Top Channel/ Zhduket gruaja në Tropojë! Nuk gjendet prej një jave, gjykata lë në burg bashkëshortin
29/07 15:17