Rama: “ Sot të gjithë e kanë harruar vrasjen tragjike të një nxënësi të Shkollës “Fan Noli”, e cila tronditi mbarë vendin dhe krijoi një situatë konvulsive psikologjike, me versionet e ndryshme të ngjarjes, me politizimin ekstrem të vdekjes dhe me gazetarinë e gjakut. Unë nuk e kam harruar, sepse e kujtoj përditë, duke ndjekur pikërisht këtë projekt, që është përgjigja ime dhe përgjigjja jonë ndaj asaj tragjedie.”