Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar përdorimin e kamerave me inteligjencë artificiale në ambientet e shkollave, veçanërisht brenda klasave. Boçi ngre shqetësimin për atë që e cilëson si mbikëqyrje të vazhdueshme të nxënësve dhe paralajmëron se përdorimi i teknologjive të njohjes së fytyrës do të përfshinte edhe përpunimin e të dhënave biometrike.