Siguria në shkolla përmes teknologjisë inteligjente mbetet një prioritet i qeverisë për sistemin arsimor. Përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor kanë hyrë në fazën përfundimtare në të gjithë shkollat e vendit, ndërkohë që në fokus mbetet, forcimit të sigurisë përmes teknologjisë inteligjente. Kryeministri Rama vizitoi gjimnazin “Partizani”, ku ka nisur zbatimi i sistemit të kamerave inteligjente, të vendosura në mjediset e përbashkëta.