Prishja e pazareve të drogës në Belgjikë është një nga pistat që po heton policia në lidhje me atentatin me armë zjarri ndaj Blerim Preçit. Ky i fundit ra pre, teksa ishte duke udhëtuar me automjet së bashku me kushëririn e tij Klismanin. Ngjarja u regjistrua përgjatë aksit rrugor Lezhë-Milot. Blerimi kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika, ndërsa policia po heton të shkuarën e tij, si dhe aktivitetet në të cilat mund të jetë përfshirë atje.