Një 60-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Durrës pasi ushtronte në mënyrë të paligjshme aktivitetin e këmbimit valutor si edhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet. Ndaj Mesut Hoxhës, 60 vjeç banues në lagjen nr.2 në Durrës rëndojnë veprat penale ushtrimi pa licencë I veprimtarive kriminale, fshehja e të ardhurave dhe mospagimi I taksave dhe tatimeve. 60-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambis pa lincenën përkatëse.