Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka folur në prag të zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, ku është ndalur te negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Beogradit zyrtar. Kamberi tha se asnjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të bëhet nëse anashkalohet Lugina e Preshevës, teksa konfirmoi se kjo mbështetet edhe nga kryeministri Albin Kurti.