Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’, për moslejimin e ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Zveçla, që të vizitojë Luginën e Preshevës. Kamberi tha se pavarësisht zgjedhjeve të mbajtura në dhjetor, në Beogradi vijon të jetë e njëjta qeveri paranojake ndaj gjithçkaje që ndodh në Luginën e Preshevës, një krahinë nën kufirin administrative të Serbisë, por e banuar nga popullsi shqiptare .