Dhjetëra avionë ushtarakë kinezë dhe luftanije janë parë në ngushticën e Tajvanit mëngjesin e të hënës. Sipas ministrisë së mbrojtjes në vend, 18 avionë të ushtrisë kineze dhe katër luftanije janë pikasur dhe 11 prej tyre kanë kapërcyer vijën ndarëse që konsiderohet edhe si zonë e mbrojtur.