“Duhet përfundimisht ta bëjmë të qartë që jeta e vajzave e grave është po aq e vlefshme sa jeta e djemve dhe burrave”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim të Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Takimi, që Osmani e quajti të jashtëzakonshëm, u thirr të premten në mbrëmje nga vet ajo, dhe vjen pas vrasjes së dy grave nga bashkëshortët e tyre, në harkun kohor të një jave, në Kosovë.