SHBA i dërgoi një mesazh paralajmërues Serbisë, përmes Paul Ahern, që ndërmori një turne në ballkanin perëndimor, ku diskutoi sanksionet amerikane ndaj disa individëve në veri të Kosovës. Mesazhi ishte se edhe persona të tjerë pranë autoriteteve serbe mund të përfshihen në “listën e zezë”, përkrah Zvonko Veselinoviqit, biznesmenit nga veriu i Kosovës dhe Milan Radoiçiqit, nënkryetar i Listës Serbe. Kështu e interpretojnë disa analistë në Serbi vizitën e një zyrtari të lartë amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës ai qëndroi në Beograd ditëve të fundit dhe u takua me zyrtarë të qeverisë serbe.