Aktori i njohur Dwayne Johnson ka folur së fundmi për betejën e tij me depresionin. Ai është shprehur se e gjitha nisi kur një dëmtim i shpatullës i dha fund karrierës së tij të futbollit në kolegj në Universitetin e Miamit. “Beteja ime e parë me depresionin ka qenë në Miami. Nuk doja të shkoja në shkollë, isha gati të largohesha” tha aktori.