Sektori bankar në Shqipëri vijoi rritjen me ritme të larta edhe gjatë gjysmës së parë të vitit. Sipas të dhënave paraprake të Shoqatës Shqiptare të Bankave, totali i aktiveve të sistemit arriti në 2.38 trilionë lekë, ose rreth 25.3 miliardë euro, duke u rritur me 3.7% krahasuar me fillimin e vitit dhe me 10% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.