Deputetja demokrate, Albana Vokshi drejtoi gishtin e akuzës nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu sa i përket përhapjes së një lajmi të pavërtetë, sipas saj, për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Pak ditë më parë, Gogu deklaroi se raporti i piketave të ndërmjetme, IBAR e mori dritën jeshile nga grupi i punës Coela dhe kaloi në grupin e ambasadorëve.