SPAK është vënë në lëvizje duke i kërkuar informacion deputetit të PD-së, Gazment Bardhi në lidhje me kallëzimin e dorëzuar prej tij për çështjen McGonigal. Përmes një shkrese zyrtare, Prokuroria e Posaçme i kërkon deputetit të opozitës vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij. Në shkresën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, të datës 15 shtator 2022.