Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zëvendësin e tij, Sokol Bizhga dhe drejtuesit e policisë së Tiranës pas përplasjeve të protestës së 17 prillit. Kallëzimi me 12 vepra penale është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. PD akuzon ministrin Besfort Lamallari dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit se gjatë protestës së 17 prillit kanë shpërdoruar detyrën.