Top News – Kallas: Rusia nuk ka asnjë shans…nëse NATO do të qëndrojë e bashkuar
18/06/2025 13:42

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhet “të qëndrojë e bashkuar” përballë një Moske armiqësore. Duke folur para mbajtjes së samitit të NATO në Holandë, ku anëtarët e aleancës janë në presion nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtje, Kallas paralajmëroi se vetëm rritja e shpenzimeve për mbrojtje nuk mjafton për të frenuar Kremlinin. “Sot, kundër NATO-s dhe BE-së, Rusia nuk ka shanse. Por, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas para Parlamentit Evropian në Strasburg. “Kur udhëheqësit e NATO-s të takohen javën e ardhshme, mbajtja e unitetit në aleancë është prioritet më i madh sesa rritja e shpenzimeve për mbrojtje”, shtoi kryediplomatja evropiane. Udhëheqësit e NATO-s po synojnë që të arrijnë pajtim për rritjen e buxheteve për ushtritë kur të takohen në Hagë javën e ardhshme. Por, aleanca, ku nga 27 vendet anëtare, 23 prej tyre janë shtete të BE-së, po përballet me dilema për sa i takon përkushtimit të SHBA-së ndaj mbrojtjes së Evropës. Kallas tha se forcimi ushtarak i Rusisë paraqet kërcënim për sigurinë e Evropës dhe të komunitetit transatlantik. “Vitin e kaluar, Rusia shpenzojë më shumë në mbrojtje sesa të gjitha shtetet e BE-së së bashku. Këtë vit, Rusia po shpenzon më shumë në mbrojtje sesa në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe politikave sociale së bashku”, tha ajo. “Ky është një plan afatgjatë për një agresion afatgjatë. Nuk mund të shpenzoni kaq shumë në ushtri nëse nuk planifikoni që ta përdorni ushtrinë”, shtoi Kallas. BE-ja ka lancuar një nismë që synon mbledhjen e 800 miliardë eurove për të ndihmuar shtetet anëtare që të forcojnë mbrojtjen. Një ditë më parë, Brukseli bëri publik planet për të rritur prodhimin e industrisë së mbrojtjes në Evropë.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58