Si të majtët edhe të djathtët mohojnë që pas planeve të tyre për ndarjen e hartës administrative-territoriale të fshihen interesa elektoralë. Socialistët thonë se vetëm shërbimi ndaj qytetarëve, faktorët ekonomikë e demografikë kanë udhëhequr pikturimin e kufijve të rinj territorialë prej tyre, teksa demokratët kërkojnë referendum, të bindur se qytetarët do të duhet të ndajnë me votë shapin nga sheqeri.