Top News – Kalimtari hero çarmatos sulmuesin / Videoja e jashtëzakonshme nga sulmi në Australi
14/12/2025 15:43

Një video e jashtëzakonshme nga sulmi terrorist në Bondi Beach në australi, tregon një hero që afrohet pas njërit prej personave të armatosur dhe ia merr me forcë armën. Dymbëdhjetë persona kanë vdekur pasi dy persona të armatosur hapën zjarr në Bondi Beach të dielën në mbrëmje, kur po zhvillohej një festë hebraike. Videoja që ka bërë xhiron e rrjetit tregon një burrë që i afrohet njërit prej personave të armatosur, nga një parking në skajin verior të plazhit dhe më pas e rrëzon atë në tokë. Heroi më pas ia rrëmben armën agresorit dhe ia drejton atij. Autori i të shtënave rrëzohet në largim e sipër dhe më pas, qytetari që tani po quhet hero, e lëshon armën. Video të shumta të postuara në mediat sociale tregojnë dy persona të armatosur që qëndrojnë në një urë këmbësorësh që lidh Campbell Parade me Bondi Pavilion, duke qëlluar drejt një turme. Burrat mund të shihen duke qëlluar me armë drejt turmës ndërsa njerëzit filluan të bërtisnin dhe vraponin për t'u fshehur. Një numër njerëzish mund të shiheshin të shtrirë të plagosur dhe palëvizur në bar. Të tjerë ngjiteshin në ambulanca ndërsa kalimtarët përpiqeshin të ofronin ndihmë. Pamje të tjera tregonin oficerë policie që qëndronin pranë një arme të lënë në tokë. Policia konfirmoi se dy persona ishin arrestuar pak para orës 8 të mbrëmjes. "Dy persona janë në paraburgim në Bondi Beach; megjithatë, operacioni policor është duke vazhduar dhe ne i kërkojmë njerëzve të shmangin zonën", tha policia në një deklaratë. Shumë anëtarë të komunitetit hebre ishin mbledhur për një festë Hanukkah në zonë më herët gjatë mbrëmjes. Kryeministri i Nju Sauth Uellsit, Chris Minns, i përshkroi raportet dhe imazhet që vinin nga vendi i ngjarjes si "thellësisht shqetësuese".

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30