Policia në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Nw pranga ka rwnw një 38-vjeçar, pasi ky i fundit u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gështenjas, duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari i ishte kërkuar 1 mijë euro për person në mënyrë që t’i ndihmonte të kalonin kufirin drejt vendeve tw bashkimit europian. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.