Policia e Vlorës njoftoi arrestimin e një 35-vjeçari, pronar i një lokali në qytet, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e biznesit gjeti dhjetëra doza lëndë narkotike e dyshuar hashash. Në pranga përfundoi në flagrancë shtetasi me inicialet K.J. I riu është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.