Sali Berisha e konsideroi mjet torture mbajtjen e Ilir Metës brenda kafazit gjatë seancave gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Berisha - ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë provë ndaj Ilir Metës.