Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov raportohet se ka udhëtuar për në Ukrainë, ku anëtarë e milicisë së tij besohet se po luftojnë përkrah forcave të rregullta ruse. Një televizion, që kontrollohet nga administrata e Kadyovit në Çeçeni ka postuar një video në Telegram më 13 mars, duke thënë se Kadyrov ishte në Ukrainë edhe pse nuk tregoi vendndodhjen e saktë se ku ishte bërë videoja.