Top News – Kadri Veseli në Hagë/ Avokati kërkon lirim dhe pafajësi, prokurorja hesht
21/07/2021 19:42

Lirim dhe pafajësi të Kadri Veselit kërkoi avokati i tij Ben Emerson duke u shprehur në seancën në Hagë se Prokuroria e ka pranuar tashmë që nuk ka prova ndaj Veselit për kryerje të krimeve gjatë luftës as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime në Kosovë. Por prokurorja e Hagës i është kundërpërgjigjur menjëherë avokatit Ben Emerson duke i thënë se po flet gjëra të pasakta por nuk ka komentuar mbi kërkesën për lirim dhe pafajësi të ish kreut të Partisë Demokratike të Kosovës. Kujtojmë se Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Sali Mustafa po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ata u arrestuan pas urdhrit të Prokurorit të Specializuar me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza ndaj tyre u konfirmua me 26 tetor të vitit 2020 teksa u bë publike me 5 nëntor të po të njëjtit vit. Por gjykim ndaj tyre ende nuk ka filluar. E një datë se kur mund të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve nuk dihet. Meqë sipas Dhomave të Specializuara procesi është në fazën paragjyqësore.

Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20