Pas Durrësit, edhe strukturat e shërbimeve kadastrale të Shkodrës dhe Vlorës do të zhvendosen drejt Tiranës. Dokumenti i siguruar nga Top Neës, daton më 3 janar të këtij viti dhe mban firmën e drejtoreshës së përgjithshme, Dallëndyshe Bici. Në vendim thuhet se do të inventarizohen dhe më pas do të transferohen nën masa të rrepta sigurie, arkivat e Vlorës dhe Shkodrës drejt kryeqytetit.