Duke nisur nga kjo e hënë, sportelet e kadastrës në të gjithë vendin kanë ulur qepenin dhe të gjitha shërbimet janë digjitalizuar. Vendimi i qeverisë për kalimin e shërbimeve krejtësisht online, që nga aplikimi për legalizimet deri te dokumentacionet e tjera më të thjeshta synon që të luftojë korrupsionin, reduktojë burokracitë dhe ndalë abuzimet.