Regjistrimi i pronave të ndërtuara para vitit 1991, oborret apo trojet në zotërim të përfituara përmes një vendimi gjykate, apo një ligji mund të bëhet direkt përmes shërbimit e-Albania. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar manualin e regjistrimit të tyre duke shpjeguar të gjitha hapat që duhet të ndiqen nga qytetarët përmes portalit e-Albania.