Shkrimtari i madh i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare ishte i pranishëm në panairin e librit 2023 në Pallatin e Kongreseve së bashku me bashkëshorten e tij, Helena. Ky vit është mjaft special jo vetëm për Kadarenë, por për të gjithë lexuesit e veprave të tij, pasi mbushen plot shtatë dekada nga fillimi i krijimtarisë së tij letrare. Në këtë edicion të panairit të librit, lexuesit do kenë mundësinë të gjejnë veprën e plotë të Kadaresë në shtatë vëllime.