Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi të martën dekretin me të cilin shkrimtarit të njohusr shqiptar, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës. Sipas presidentes Osmani, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim i shtetit të Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.