Policia e Tiranës ka parandaluar një përplasje të dhunshme mes grupe adoleshentësh, duke proceduar në gjendje të lirë 28 prej tyre. Sipas policisë, të miturit, të moshave 13 deri në 17 vjeç, ishin pajisur me mjete të ftohta, përfshirë thika e kaçavida, ndërsa do të përlesheshin mes tyre. Ngjarja u parandalua në zonën e Kombinatit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative. Shërbimet e policisë, lokalizuan të miturit në rrugën “Llambi Bonata” dhe i shoqëruan në komisariat.