Top News/ Kabllot e prera në Baltik…Dyshimet bien te Rusia, edhe Finlanda nis hetimet
21/11/2024 13:12

Autoritetet finlandeze thanë të mërkurën se kanë hapur një hetim për prerjen e një kablloje të transmetimit të të dhënave nën Detin Baltik, duke iu bashkuar kështu një hetimi suedez për sabotimin e mundshëm të këtij rrjeti dhe të një kablloje të dytë. Kablloja C-Lion1, e cila lidh Finlandën me Gjermaninë, u dëmtua të hënën, një ditë pas dëmtimit të ngjashëm të një kablloje që përshkon Balltikun duke lidhur Lituaninë dhe Suedinë. Incidentet ndodhën në ishujt suedezë Oland dhe Gotland. Ministri gjerman i mbrojtjes tha të martën se dëmi duket se ishte shkaktuar nga sabotazhi, megjithëse nuk ka prova për momentin. Byroja Kombëtare e Hetimit të Finlandës tha se hapi një hetim penal për prerjen e kabllit C-Lion1 me dyshimin për veprën e “aktivitetit të rënduar kriminal dhe ndërhyrje në komunikim". Policia suedeze tashmë ka hapur një hetim paraprak të martën për sabotim të dyshuar në lidhje me dy prerjet e kabllove dhe tha të mërkurën se "policia dhe prokurorët suedezë janë gjithashtu të interesuar për një anije që është parë në vendet në fjalë". Ata nuk dhanë detaje dhe nuk e identifikuan anijen, por thanë se "ajo nuk është aktualisht në ujërat suedeze". Hetimet zyrtare erdhën pasi u njoftua nga mediat se një anije me flamur kinez, “Yi Peng 3”, kishte qenë në zonë në kohën e prerjes së kabllove. Informacioni për gjurmimin e anijes nga faqja e internetit Marine Traffic tregoi se anija e transportit, 225 metra e gjatë, nuk lëvizte pasditen e së mërkurës në brigjet e Danimarkës në Balltik. Marina Mbretërore Daneze nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese me email për koment nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34