Administrata Biden deklaroi se me përdorimin e armëve të ofruara nga SHBA në Gaza, Izraeli ka të ngjarë të shkelë ligjin ndërkombëtar humanitar. Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se hetimet rreth shkeljeve të mundshme janë duke vazhduar, por se deri tani SHBA-ja nuk i ka të dhënat e plota për të vërtetuar nëse armët amerikane janë përdorur konkretisht në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar humanitar. Gjetja e provave për të arritur në përfundimin se aleati i SHBA-së kishte shkelur ligjin ndërkombëtar që mbronte civilët ishte deklarata më e fortë që administrata e Biden ka bërë lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme.