Top News – ‘Ka shumë spekulime me IBAR.’ Gonzato për negociatat, Rama: KE flet me vendet e BE
09/05/2026 14:22

Spekulime i konsideroi diplomati europian, Silvio Gonzato, shqetësimet e ngritura nga opozita se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ka mbetur në vend numëro, në pamundësi për të marrë dritën jeshile për raportin IBAR. Në çelje të javës së Europës, ambasadori Gonzato shpjegoi procedurën që po ndiqet në grupin e punës Coela, teksa kryeministri Edi Rama nënvizoi se tashmë në Bruksel po negocion Komisioni Europian. “Kam dëgjuar shumë spekulime për atë që po ndodh në Bruksel dhe më duhet të jem pak pedagogjik në qasjen time. Grupi i punës COELA është një grup pune që bën bashkë përfaqësues të shteteve anëtare, është një grup diplomatësh. Komisioni europian i ka dorëzuar këtij grupi pune raportin e IBAR-it, dhe ka bërë një vlerësim pozitiv. Shtetet anëtare nuk e hedhin në votë, por thjesht e diskutojnë. Dhe atë që duhet të bëjnë është të miratojnë një qëndrim të përbashkët që do të duhet të përkufizojë dhe shpjegojë piketat përmbyllëse, që do të duhet të plotësojë Shqipëria.” “Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria, por Komisioni. KE i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për piketat e ndërmjetme. Dhe ai po diskuton me shtetet anëtare. Të thuash se u bllokua nga X apo Y është të shesësh ajër. Kush beson se ajri blihet, ta shesë! Sa i takon reformës zgjedhore, shefi i ekzekutivit, Edi Rama nënvizoi se Partia Socialiste nuk toleron imponime apo ultimatime, por ka parakusht uljen e numrit të deputetëve në Kuvend. Ambasadori Gonzato u shpreh se rekomandimet e OSBE/ODIHR janë njëkohësisht edhe pjesë e kritereve të ‘Themeloreve’.

Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00
Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31