EuReporter i ka kushtuar një artikull të gjatë çështjes së Kryebashkiakut Erion Veliaj, duke ngritur mes rreshtave dyshimet se pas akuzave të ngritura ndaj tij ka motivime të qarta politike. Sipas medias europiane, çështja ndaj Veliajt është nën standardet gjyqësore europiane dhe nxjerr në pah anën e errët të një prokurorie me fuqi të gjera dhe me pak llogaridhënie.