Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi i pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit janë ende të mundura, megjithëse se qëndrimet e të dyja palëve për kushtet kryesore për një marrëveshje janë shumë larg njëri-tjetrit. Sekretari Blinken ishte në rajon në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje të tillë, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më herët hodhi poshtë propozimin e fundit të Hamasit për një armëpushim për lirimin e personave që ende mbahen peng në rajon.