Probleme të shumta me energjinë elektrike janë regjistruar në juglindje të vendit. Moti I keq ka shkaktuar ndërprerje të energjisë në shumë zona rurale të qarkut Korçë, Konkretisht në fshatin Lozhan janë prekur 400 abonentë pasi pesë kabina elektrike në zonat Leshec dhe Maliq-Opar janë jashtë funksionit. E njëjta siutuatë ka precut edhe Fiderin 14, ku si pasojë kanë mbetur pa energji zonat Dardhas, Prenisht dhe Grunjaz. 700 abonentë po vuajnë mungesën e elektricitetit dhe në fshatrat e Pogradecit.